Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ngjarja që shokoi Anglinë/ Pas dënimit me burgim të përjetshëm të infermieres që vrau shtatë foshnja, arrestohen edhe tre drejtuesit e spitalit
Tre anëtarë të ekipit drejtues në spitalin “Countess of Chester” në veri-perëndim të Anglisë ku punonte Lucy Letby janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Policia e Cheshire tha se të dyshuarit, të cilët kishin mbajtur pozicione të larta drejtuese në Spitalin Countess of Chester mes viteve 2015 dhe 2016, u arrestuan të hënën. Të tre janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Letby, 35 vjeçe, nga Hereford, po vuan 15 dënime të përjetshme pas shpalljes fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjera midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016....