Ngërçi politik! Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Ngërçi politik! Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, deputetët pritet të mblidhen për të vijuar me seancën e 27-të me radhë, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e plotë të institucionit ligjvënës. Seanca e fundit përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc, i cili është thelbësor për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin. Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, numra që nuk mjaftuan...
Burimi: Zeri.ai