Ngërçi politik në Kosovë, Kushtetuesja rrëzon PDK-në: Votimi i qeverisë është i rregullt
Kosova E Mërkurë, 23 Shtator 2026 15:27 Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit 30-ditor, por megjithatë shtoi se deputetët duhet të zgjedhin nënkryetarin e dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në njoftim, gjykata më e lartë në vend po ashtu tha se Qeveria e re e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën. Gjykata tha po ashtu se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Vendimi i plotë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 23 shtator 2026, vendosi lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit nr. 11-V-002, të 9 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit;...
Burimi:
kohajone.com