Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik, intensifikohen vërejtjet e Perëndimit, sinjale pozitive vijnë nga Kosovë,ja si mund të formohet qeveria
👁8455
Marsela SHYTIA Pas një serie dështimesh të njëpasnjëshme dhe një ngërçi institucional që ka zgjatur për më shumë se dy muaj, më në fund kryeministri në dorëheqje Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë një hap prapa, duke ftuar partitë e tjera parlamentare në tryezë diskutimi për konstituimin e Kuvendit. Kjo lëvizje e vonuar, por e domosdoshme, vjen në një moment kur thirrjet nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë, janë intensifikuar dukshëm, ndërsa Bashkimi Evropian ka theksuar se zvarritja e formimit të institucioneve rrezikon seriozisht rrugën e Kosovës drejt integrimit europian. Ftesa e VV Lëvizja...