Ngërçi i pagave, DEKLARATA e gjyqtarëve: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet
Alda Sadiku TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, e thirrur për të vendosur mbi vijimin e qëndrimit të tyre lidhur me bllokimin e pagave. Pas mbledhjes, në një deklaratë të përbashkët për mediat, gjyqtarët kanë kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të përshkallëzojnë masat deri në reduktimin dhe kufizimin e përkohshëm të veprimtarisë gjyqësore, duke shqyrtuar vetëm çështjet urgjente. Po ashtu, gjyqtarët do të refuzojnë çdo propozim dhe zgjidhje ligjore, që nuk garanton paprekshmërinë e pagës dhe përfitimeve të tjera të ligjshme të gjyqtarëve, në parametrat ligjorë të konfirmuara nga vendimi i Kushtetueses. Gjyqtarët paralajmërojnë gjithashtu se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese në dispozicion, ndërsa kërkojnë...
Burimi:
zeri.ai