Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ngadalësohet vrulli i turistëve! INSTAT: Në 5 muaj 3.4 milionë të huaj, shqiptarët rritën vizitat jashtë vendit
Vrulli i turistëve, i nisur që nga ky fillimvit, duket se është ngadalësuar me hyrjen në kulmin e sezonit turistik. Nga janari, shkurti e marsi i suksesshëm, rritja në maj ka qenë më e ngadalësuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm në muajin që lamë pas, Shqipërinë e vizituan 987 mijë turistë. Një rritje prej 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke çuar kështu numrin në 3.4 milionë turistë vetëm në 5 muaj. Në maj 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku Evropa...