Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet nga detyra mësuesi i shkollës në Rrajcë

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet nga detyra mësuesi i shkollës në Rrajcë

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha. Pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse. Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente. Sipas informacioneve, 55-vjeçari pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës, ka tentuar të arratisej dhe është arrestuar në Rinas. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv