Nga varfëria në Lushnje, te skena me Vaçe Zelën/ Hysni Zela zbulon si e ndihmoi motra të bëhej artist

Nga varfëria në Lushnje, te skena me Vaçe Zelën/ Hysni Zela zbulon si e ndihmoi motra të bëhej artist

“Unë po shkoj 80-vjeç dhe ende më thonë ‘vëllai i Vaçe Zelës’”, është një nga rrëfimet që Hysni Zela solli me humor dhe emocion në emisionin “S’e Luan Topi”. Këngëtari i njohur i muzikës popullore foli për fëmijërinë në Lushnje, ardhjen në Tiranë dhe marrëdhënien me motrën e tij, divën e muzikës shqiptare, Vaçe Zelën. Hysni Zela kujtoi vitet e para të jetës, kur familja përballej me vështirësi ekonomike, ndërsa Vaçja, e cila ishte më e madhe dhe ndodhej në Tiranë për gjimnaz, dëshironte që edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të zhvendoseshin në kryeqytet. “Ishte një fëmijëri shumë e varfër, megjithatë si të gjithë të tjerët në atë kohë. Vaçja ishte më e madhe, ishte në Tiranë në gjimnaz. Dëshira e saj ishte që...