Nga tenderat te arti, qeveria do të përdorë deri në 10% të kursimeve nga prokurimet për të blerë art
Një pjesë e parave që institucionet publike kursejnë nga tenderët mund të përdoret për blerjen e pikturave, veprave të artit, artefakteve dhe koleksioneve me vlera historike e kulturore. Qeveria ka propozuar krijimin e një mekanizmi të ri financimi, që do të mundësojë përdorimin e deri në 10% të kursimeve të realizuara nga procedurat e prokurimit publik për pasurimin e koleksioneve shtetërore të artit. Parashikimi përfshihet në projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin”, të depozituar në Kuvend, i cili synon të krijojë për herë të parë një instrument të posaçëm financiar për blerjen e veprave artistike në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Sipas relacionit shoqërues, Fondi Kombëtar për Artin do të funksionojë si një fond financiar publik, pa personalitet juridik, nën administrimin e...
Burimi:
syri.net