Kalciumi nuk mjafton: Ja dy lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin ta përthithë

Kalciumi nuk mjafton: Ja dy lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin ta përthithë

Kalciumi është një mineral thelbësor për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, por edhe për funksionimin e muskujve, nervave dhe enëve të gjakut. Megjithatë, përfitimi i plotë prej tij varet edhe nga mënyra se si organizmi e përthith dhe e përdor këtë mineral. Sipas dietologëve, dy lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces: vitamina D dhe magnezi. 1. Vitamina D, thelbësore për përthithjen e kalciumit    Vitamina D ndihmon zorrët të përthithin kalciumin nga ushqimet dhe ta përdorin atë për forcimin e kockave. Kur organizmi nuk merr mjaftueshëm vitaminë D dhe kalcium, kockat mund të dobësohen dhe rreziku për fraktura mund të rritet. Të rriturit kanë nevojë për rreth 600-800 njësi ndërkombëtare (IU) vitaminë D në ditë. Burimet më të mira ushqimore përfshijnë:...