Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tre kompanive nga Serbia
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia, me arsyetimin se ato po e ndihmojnë Rusinë t’u shmanget masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) pas agresionit rus kundër Ukrainës, mëson Radio Evropa e Lirë (REL). KE-ja propozon që, në paketën e re të sanksioneve, të sanksionohen Banka API, pronë e Andrej Shliahovojit, si dhe tri kompani private: SIK Inovacije, P.E.C.S. dhe GIGANT 2019. Sipas propozimit të Komisionit Evropian, të cilin e ka parë REL-i, Banka API është përfshirë në listën e institucioneve financiare që ofrojnë shërbime pagesash ose shërbime të lidhura me asetet kripto, duke e ndihmuar Rusinë t’u shmanget sanksioneve. Ndërkaq, tri kompanitë e tjera janë identifikuar në propozimin e KE-së si subjekte që...
Burimi:
syri.net