Nga Tajlanda me valixhe me 19.4 kg Cannabis, arrestohet në Rinas 39-vjeçari nga Tepelena

Nga Tajlanda me valixhe me 19.4 kg Cannabis, arrestohet në Rinas 39-vjeçari nga Tepelena

Një 39-vjeçar është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në valixhen e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Dh. Sh., banues në fshatin Kras të Tepelenës, kishte ardhur nga Tajlanda dhe po tentonte të fuste në territorin shqiptar rreth 19.4 kilogramë Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 39-vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë. Sipas të dhënave paraprake, droga ishte e destinuar për tregun vendas, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të identifikuar persona...
Burimi: Syri.net