Nga sushi te xhudoja, Tirana feston kulturën dhe artin japonez
Tirana do të mirëpresë nga 14 deri më 18 tetor Javën Kulturore Japoneze, një aktivitet që sjell më pranë publikut shqiptar traditat, artin, arkitekturën, gastronominë, kinemanë dhe artet marciale të Japonisë. Përgjatë pesë ditëve, qytetarët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër elemente të veçanta të kulturës japoneze, përmes një programi të larmishëm që nis me ceremoninë tradicionale të çajit dhe vijon me demonstrime e degustime të kuzhinës japoneze, ekspozita arkitekturore, filma bashkëkohorë dhe aktivitete sportive. Më 14 dhe 15 tetor do të ketë demonstrime të ceremonisë tradicionale të çajit, ku pjesëmarrësit do të njihen me ritualet, estetikën dhe filozofinë që e karakterizojnë këtë traditë, të shoqëruar me degustim. Aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Albanian Night në Tiranë, me pjesëmarrje përmes regjistrimit...
Burimi:
kultplus.com