Nga sot Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, AKU: Nuk plotësohen garancitë e sigurisë
Nga sot, 3 shtator, hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit nga Brazili në Shqipëri. Vendimi është njoftuar më herët nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas heqjes së Brazilit nga lista e vendeve të autorizuara nga Bashkimi Evropian për eksportin e këtyre produkteve. Sipas AKU-së, masa është marrë për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme lidhur me sigurinë e përdorimit të antibiotikëve dhe substancave nxitëse të rritjes te kafshët. Megjithatë, ndalimi nuk prek ngarkesat që janë pajisur me certifikata shëndetësore përpara datës 3 shtator. Këto ngarkesa do të vijojnë të pranohen edhe në rast se mbërrijnë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të masës. Brazili ka qenë prej më shumë se dy dekadash një nga furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me mish...
Burimi:
javanews.al