Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga Sommer te Calhanoglu dhe Dumfries, një verë ndryshimesh të mëdha për zikaltërit
Në shtëpinë e Interit po reflektohet me kujdes mbi lëvizjet e ardhshme, që do të ndërmerren, mes polemikave të njëpasnjëshme që nuk i bëjnë aspak mirë ambientit zikaltër. Rreziku i një vere të nxehtë (jo nga moti) është mjaft i lartë. Gati gjysma e skuadrës mund të largohet, në kuadër të një projekti rinovimi që synon uljen e moshës mesatare të ekipit. Blerjet e Luis Henrique, Sucic dhe Bonny shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Po cilët janë lojtarët që mund të bëjnë gati valixhet në javët e ardhshme? A duhet pasur kujdes nga një revolucion, që mund ta ndryshojë ndjeshëm...