Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

Ky është Ylber Luli, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte pas një konflikti të përgjakshëm në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, kur një konflikt për motive të dobëta mes tre personave përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe thikës. 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Ylber Lulit dhe babait të tij, Qamil Luli, 63 vjeç. Në rrethana që mbeten ende nën hetim, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi...