Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA
Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u mundua ta kapitalizonte duke tentuar edhe marrjen e një vize të përkohshme. Por planet nuk dolën siç nisën dhe nga një kontratë për të promovuar politikat e PD, tashmë duket se është kthyer në një instrument për të tentuar heqjen e non gratës së kryetarit. Kompanisë së pajtuar për të ofruar këto shërbime iu kërkua fillimisht që të avokonte në Departamentin Amerikan të Shtetit aksionin politik të PD, përfshirë edhe akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Të paktën këto ishin fjalët e shkruara në kontratën e firmosur me vlerë totale 6 milionë dollarë. “Kompania bie dakord t’i ofrojë klientit shërbime të...