Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nga muaji maj, pagesa me kartë në disa sektorë
Shqipëria mbetet ndër vendet me pagesat elektronike më të ulëta për frymë në rajon e më gjerë. Të dhënat e vitit 2024 flasin se u kryen 23 pagesa për frymë nga 21 që ishte kjo shifër në 2023. Por rritja e shpejtë e sektorit të turizmit ka nxitur pagesat dhe nevojën për të ofruar këtë alternative pagese. Qeveria pritet të zbatojë një projekt konkret për rritjen e tyre. Në bashkëpunim edhe me kompanitë ndërkombëtare të ofrimit të pagesave, qeveria parashikon që nga muaji maj të nisë një projekt për të pajisur me terminale pagesash POS (point of sale) bizneset e vogla dhe të mesme. Ministrja e sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” bëri publike disa detaje nga projekti. “Ne duam që të...