Burimi:
Sot.com.al

Nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme tek koalicionet e pamundura, ja skenarët më të mundshëm në Kosovë
👁7428
Marsela SHYTIA Kosova ndodhet sërish në prag të një momenti kyç politik, jo për shkak të një krize të hapur, por për shkak të një vakumi që mund të zgjerohet. Dorëheqja teknike e Albin Kurtit si kryeministër, e diktuar nga procedurat kushtetuese, ka hapur një dritare të re pasigurie, duke ngritur pikëpyetje, nëse ai do të arrijë të rikthehet në krye të qeverisë, apo vendi do të përballet me një tjetër valë zgjedhjesh të parakohshme. Ndërkohë që Vetëvendosje ruan pozicionin si partia më e madhe, mungesa e një shumice të qartë parlamentare dhe refuzimi i bashkëpunimit nga partitë e tjera...