Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…!
Arben Anamali, 51 vjeç, kapiten i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, u hodh sot në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja. Ia doli. I nxori të gjallë nga kthetrat e vdekjes. Por vetë… nuk ia doli dot. Kapiteni nuk hezitoi asnjë sekondë për të ndihmuar pasagjerët e tij, por nuk arriti të ndihmojë veten. Kapiteni që duhej të sillte anijen në mol, u ankorua përjetë jo vetëm në kujtimet e turistëve që shpëtoi. Kapiten,Ti nuk e ke titullin “Nderi i Kombit”. Por kombi nderohet kur ka njerëz si ti. U preh’sh i qetë Kapiten!...