Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Nga luftëtari i parë ilir, te Florimonti i çuditshëm dhe Shën Bartolomeu: Bota shqiptare, në autorë të huaj
Nga Bedri Islami Botuar në DITA Duke lexuar shënimet e mbajtura në vite, jo për qëllim botimi, thjeshtë për të mos harruar, po risjell ndonjërin prej tyre, si kureshtje njerëzore, për subjektet shqiptare në letërsinë botërore, zanafilla e të cilave na çon te Homeri i verbër nga grimcat e veprave e të cilit, si thotë Eskili, u krijuan të gjitha tragjeditë e lashta klasike. 1-Personazhi i parë ilir Personazhi i parë ilir në letërsinë botërore është një luftëtar. Kjo nuk është e çuditshme. Ai quhet Kaon dhe është tek Iliada. Është një personazh tipik , i cili në Luftën e Trojës, së bashku me fiset e tjera dardane dhe ilire, ka ardhur nga Kaonia e Shqipërisë së Jugut. Në dy epet madhështore të Homerit përmenden...