Nga lowa në Hagë/ ​Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikan që dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së

Nga lowa në Hagë/ ​Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikan që dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së

Charles L. Smith III dhe ish-kreret e uck HAGË- Trupi gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u kryesua nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III, i cili lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Charles Smith është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017, ndërsa që prej 29 prillit 2020 ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate. Krahas funksionit të nënkryetarit të gjykatës, ai ushtron edhe detyrën e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit. Më parë, ai shërbeu si Gjyqtar i EULEX-it nga viti 2010 deri në vitin 2013. Si pjesë e këtij mandati, ai ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës midis viteve 2011 dhe 2013, dhe u zgjodh Zëvendëspresident dhe President i Asamblesë së Gjyqtarëve...