Nga Kanadaja drejt Alaskës në këmbë: 29-vjeçari norvegjez humb jetën
Historia e Togos, qenit që priti në breg të lumit kthimin e mikut të tij, Steffen Skjottelvik, është një nga ato rrëfime që prekin zemrën. Për gati dhjetë vjet, qeni dhe i riu norvegjez kishin ndarë së bashku udhëtime, vështirësi dhe aventura në natyrën e egër të Kanadasë. Por udhëtimi i tyre i fundit përfundoi në tragjedi. Steffen, 29 vjeç, kishte zgjedhur të largohej nga jeta moderne për të eksploruar vende të largëta, larg qyteteve dhe komoditeteve të përditshme. I shoqëruar nga qentë e tij, ai udhëtonte me slitë, kanoe dhe në këmbë, duke kaluar pyje, këneta dhe lumenj në një aventurë që e çoi deri në zonat më të izoluara të Kanadasë. Sipas nënës së tij, Steffen kishte qenë gjithmonë ndryshe nga të rinjtë...
Burimi:
javanews.al