Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë. Arrestohet 30-vjeçari që i transportonte Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pranë Konispolit, pasi dyshohet se po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të Policisë, pagesa për transportimin ishte 2 500 euro për person. I arrestuari, me inicialet V. D., u ndalua gjatë operacionit të koduar “Tranzit”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Policia bëri të ditur se ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas të njëjtit njoftim, 11 emigrantët sapo kishin hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit tokësor...
Burimi:
shkodraweb.com