Nga gjurmimi i pasurive te mesazhet e kriptuara, ja se si arriti SPAK te sekuestrimi i parave dhe makinave të grupit të Çopjave në Elbasan!
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur të tjera pasuri të paligjshme të lidhura me organizatën kriminale të Çopjave, me bazë në Elbasan. Në një operacion të fundit, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 77 milionë lekë, të vendosura në Tiranë. Bëhet fjalë për një biznes në fushën e shërbimeve taksi dhe hotelerisë dhe 25 makina Volkswagen dhe Toyota. Gjithashtu, është sekuestruar edhe një sipërfaqe toke bujqësore prej 2 mijë metrash katrorë në Sharrë, që dyshohet se i përkiste anëtarëve të këtij grupi. Këtyre sekuestrimeve u shtohen dhjetëra pasuri të tjera të sekuestruara më herët në kuadër të hetimeve ndaj grupit të Çopjave, duke zgjeruar goditjen ndaj aseteve që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të tij. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar në Evropë...
Burimi:
javanews.al