Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit
Ndërsa Edi Rama shpall me bujë “reformën e pastrimit” të administratës nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar, në terren ndodh e kundërta: në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara. Ish-drejtoreshë e Kadastrës dhe nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, Demi shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformën në një farsë ku patronazhistët dhe të përfolurit për korrupsion promovohen, jo ndëshkohen. Pas një “aksioni pastrimi” të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama ku drejtues të...