Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Miratimi i projektligjeve u bë me praninë vetëm të maxhorancës, pa opozitën. Dy nga pikat më të rëndësishme ishin ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën. Mbi 7 orë seancë plenare u shoqëruan nga debate të ashpra mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishin zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pikat e rendit të ditës:Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm...