Nga Budapesti në Shkodër: “Pazari i Humbur” sjell objektet unike shqiptare

Nga Budapesti në Shkodër: “Pazari i Humbur” sjell objektet unike shqiptare

Në Shkodër është hapur ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”, një ekspozitë unike që sjell për herë të parë për publikun shqiptar koleksionin e Palokë Lacës, tregtarit të njohur shkodran të shekullit të kaluar.Koleksioni, i përbërë nga rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje tradicionale shqiptare, është ruajtur për dekada në arkivën e Muzeut Kombëtar të Etnografisë në Budapest. Palokë Laca – i njohur në hungarisht si Paolo Lazza – i kishte shitur ato objekte këtij muzeu, duke lënë kështu një trashëgimi të çmuar kulturore.Rikthimi i këtij koleksioni në Shkodër është bërë i mundur falë një bashkëpunimi mes Muzeut Marubi dhe kuratores Kim Knoppers. Një rol të rëndësishëm në hulumtimin dhe identifikimin e historisë së koleksionit e ka pasur drejtori i...