Nga Brukseli sinjali i radhës për Tiranën/ Shqipëria drejt një tjetër Konference Ndërqeveritare
Shqipëria mund të zhvillojë një tjetër Konferencë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në muajt e vjeshtës. Sinjali vjen nga Brukseli, ku po vijon puna teknike për përgatitjen e kapitujve të tjerë të negociatave për mbyllje provizore. Një zyrtar evropian me njohuri mbi procesin e zgjerimit tha se, nëse ritmi i punës dhe dakordësia mes vendeve anëtare vazhdojnë, një konferencë e re në tetor ose nëntor nuk përjashtohet. “Në rast se do të ketë progres gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm dhe arrihet një marrëveshje në COELA dhe COREPER për pozicionet përkatëse të përbashkëta të BE-së, nuk mund të përjashtohen Konferenca Ndërqeveritare në tetor ose nëntor”, tha zyrtari. Megjithatë, Brukseli nuk e konsideron ende të vendosur një datë të re. Çdo hap i mëtejshëm do të varet...
Burimi:
ntv.al