Nga bojkoti i universiteteve te dorëheqjet në administratë, shërbimet publike dhe reformat në pikëpyetje
foto ilustruese TIRANË- Bojkoti në universitetet më të mëdha të vendit dhe në disa gjimnaze të Tiranës dhe nga ana tjetër vala e dorëheqjeve të drejtorëve në sektorin publik nga Tatimet dhe Doganat, infrastruktura, energjetika dhe drejtësia po ngre pikëpyetje mbi vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe zbatimin e reformave në vend. Lëvizjet prekin institucione që kanë rol të drejtpërdrejtë në mbledhjen e të ardhurave, funksionimin e tregut, zbatimin e investimeve publike dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët, reformat e integrimit dhe shërbimet jetike si arsimi dhe shëndetësia. Për sipërmarrjet, ndryshimet në këto institucione janë veçanërisht të ndjeshme, pasi ndikojnë në marrëdhëniet me administratën, trajtimin e detyrimeve dhe parashikueshmërinë e procedurave. Florian Zekja, Kryetar i Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” vlerëson se komunikimi me drejtorin e deritanishëm të...
Burimi:
zeri.ai