Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga beteja e Ramës për mandatin e 4-t te non grata e Berishës, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri
👁6553
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. “Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar integrimin në BE”, ky është titulli i Reuters, ndërsa në artikull përmend faktin se kryesocialisti është favorit kundrejt rivalit Sali Berisha. Agjencia citon edhe sondazhet që e nxjerrin kryesocialistin fitues me deri në 50% të votave. Agjencia e lajmeve përmend gjithashtu edhe performancën e mirë ekonomike, por ndalet gjithashtu edhe te akuzat për korrupsion. “Sipas disa matjeve, Rama ka performuar mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe...