Nga Banka e Shqipërisë tek Parlamenti Evropian, punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Nga Banka e Shqipërisë tek Parlamenti Evropian, punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Pas hulumtimit mbi postet e privilegjet e familjarëve të ministrave të shumicës, një vëzhgim i VNA i deklaratave të pasurisë për vitin 2025 zbulon pamjen financiare dhe angazhimet profesionale të të afërmve të deputetëve të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi Nuk ka deklaruar asnjë familjar të lidhur në deklaratën e pasurisë për vitin 2025. Agron Gjekmarkaj Bashkëshortja e tij, znj. Elda Mataj, është e punësuar në Bankën e Shqipërisë, ku gjatë vitit 2025 ka realizuar të ardhura totale prej 20,438 eurosh (përfshirë pagën prej 15,403 eurosh dhe shpërblimet prej 5,036 eurosh). Albana Vokshi Nuk ka deklaruar bashkëshort apo partner bashkëjetues. E bija, Ajana Tartari, gjithashtu nuk ka deklaruar asnjë pasuri apo të ardhura për vitin 2025. Arian Ndoja Bashkëshortja e tij, znj. Elderina Ndoja, ka gjeneruar...