Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga 22 deri me 24 gusht “Vajzë FEST”. Me 23 nga Amantia drejt Olimpit- Një spektakël i ideuar nga Fidel Ylli
Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor. Kjo festë sjell në Vajzë artistë të njohur, kineastë, piktorë, muzikantë e figura publike që i japin dritë kulturës shqiptare. Për tre ditë me radhë, fshati do të rrezatojë jetë përmes shfaqjeve filmike dhe teatrore, ekspozitave të artit, poezisë së gjallë, këngës polifonike, valles popullore, numrave të cirkut, muzikës bashkëkohore dhe programeve krijuese për fëmijë. Një risi e këtij viti është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,...