Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2027, mënyra se si transferojmë para dhe përdorim portofolat digjitalë në Shqipëri do të ndryshojë rrënjësisht. Kuvendi ka miratuar ligjin e ri për shërbimet e pagesave, i cili jo vetëm përafron vendin tonë me rregullat e ashpra të Bashkimit Evropian, por i hap rrugën edhe futjes së Shqipërisë në tregun evropian të pagesave (SEPA). Për lexuesin e thjeshtë, ky ligj nuk është thjesht një procedurë burokratike, por një “mburojë” e re ligjore për xhepin dhe të dhënat e tij. Më poshtë janë pesë risitë kryesore që prekin drejtpërdrejt çdo qytetar. Paratë tuaja nuk humbasin, edhe nëse institucioni falimenton Frika e qytetarëve se mund të humbasin kursimet nëse një agjenci transferte apo institucion digjital falimenton, merr fund. Sipas ligjit...
Burimi:
javanews.al