Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neymar, tjetër mbrëmje makthi. Përplasje me një tifoz dhe gol i pavlefshëm në humbjen e Santosit
24 Korrik 2025 11:46 Alfred Lleshi Mbrëmje e vështirë për Neymarin dhe Santosin, i cili u mposht në shtëpi 2-1 nga Internacional i Porto Alegres. Një disfatë që e mban skuadrën në zonën e rënies nga kategoria dhe shkaktoi tension të madh. Në fund të ndeshjes, braziliani 33-vjeçar u përfshi në përplasje verbale të fortë me një tifoz në tribunë, pasi kishte shfaqur shenja nervozizmi edhe gjatë lojës. Ngjarja ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së fundit. Neymar iu drejtua tribunës së ulët për t’u përballur me një tifoz veçanërisht kritik. Situata u tensionua aq shumë sa ndërhyri portieri Joao Paulo, i...