‘Neveri’/ Bardhi-Peleshit: Të quash incident plagosjen e Kliti Hotit, përpjekje për të justifikuar dhunën shtetërore!

‘Neveri’/ Bardhi-Peleshit: Të quash incident plagosjen e Kliti Hotit, përpjekje për të justifikuar dhunën shtetërore!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me plagosjen e deputetit Kliti Hoti nga Policia e Shtetit. Bardhi e cilëson të papranueshëm përkufizimin e ngjarjes si një incident, duke theksuar se Hoti është goditur pa asnjë shkak dhe se rrethanat ngrenë dyshime serioze për një akt të qëllimshëm dhune. Bardhi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve, duke akuzuar Peleshin se, në vend që të kërkojë transparencë, po relativizon shkeljen e ligjit dhe dhunën policore. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Neveri dhe indinjatë për reagimin e papërgjegjshëm të Kryetarit të Kuvendit ndaj plagosjes së deputetit Kliti Hoti nga Policia e Shtetit! Së...