Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

Aktori Laert Vasili ka folur për rëndësinë e atdhedashurisë dhe respektimin e simboleve kombëtare, gjatë një interviste në rubrikën “Trotuar” tek emisioni “E diell”, ku ishte i ftuar. I veshur me ngjyrat kuq e zi, Vasili u shpreh se dashuria për atdheun është një detyrim moral, ndërsa theksoi se flamuri dhe Shqipëria nuk duhet të përdoren për interesa personale apo politike. Nevina Shtylla: Kuq e zi! E ke respektuar kodin në ngjyrat e veshjes, por edhe dashurinë për atdheun e ke të vazhdueshme, apo jo? Laert Vasili: Po, është detyrim moral që në lindje. Atdheu nuk negociohet, as flamuri. E kemi gjithë brezin e rilindasve. Unë, nga ana e babait, jam nga zona e Përmetit dhe e Leskovikut, e cila ka nxjerrë atdhetarë shumë të...