8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

Edhe pasditen e kësaj të diele, policia vazhdonte të përdorte gaz lotsjellës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa protestuesit, të mbledhur që prej orës 10:00 të paradites, vijonin përballjen me forcat e rendit. Protesta e 29 nëntorit nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin drejt Kryeministrisë rreth orës 13:00, me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. Një prej momenteve që parapriu përplasjet ishte kundërshtimi i protestuesve ndaj vendosjes së flamurit kombëtar në pajisjet mbrojtëse të efektivëve. “Hiqeni flamurin”, thirrën në kor qytetarët përballë kordonit policor. Situata u përshkallëzua me hedhjen e kapsollave, gurëve dhe molotovëve nga protestuesit, ndërsa policia ndërhyri me ujë me presion, gaz lotsjellës, spraj me piper dhe plumba gome. Përplasjet u zhvendosën disa herë nga Kryeministria drejt Parkut Rinia...