Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore
Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku ndodhen protestuesit e plagosur gjatë tubimeve të 28 dhe 29 Nëntorit, duke kërkuar hetim të plotë për përdorimin e forcës nga Policia dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Ata kanë deklaruar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te efektivët që kanë ushtruar drejtpërdrejt dhunë, por duhet të përfshijë edhe zinxhirin drejtues, përfshirë personat që kanë dhënë urdhra për përdorimin e forcës. Sipas studentëve, gjatë protestave ndaj demonstruesve janë përdorur gaz lotsjellës, dronë që lëshojnë gaz dhe plumba gome. Ata i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale për situatën. Gjithashtu, studentët i kanë bërë thirrje Avokatit...
Burimi:
sot.com.al