“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur gjatë tubimit të 28 dhe 29 Nëntorit. Ata kanë kërkuar hetim për dhunën policore dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te efektivët që kanë përdorur forcën drejtpërdrejt. Në deklaratën e tij, studenti që foli për mediat u shpreh se në Spitalin e Traumës ndodhen gazetarë, protestues dhe qytetarë të shumtë, ndërsa ndaj demonstruesve janë përdorur gaz lotsjellës, dronë me gaz dhe plumba gome. “Janë mjete që janë përdorur ndaj protestuesve. Kërkojmë që të merren masa për dhunën policore dhe të nisë një hetim. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, deklaroi studenti. “Nuk mund të themi...
Burimi:
argjiroja.net