EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin
Është identifikuar shqiptari që humbi jetën gjatë ndërhyrjes së policisë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias. Viktima është 30-vjeçari Silvester Cami, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë operacionit. Identiteti i 30-vjeçarit Silvester Cami u konfirmua nga autoritetet italiane përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe verifikimit të të dhënave personale. Pas identifikimit, familjarët e tij në Shqipëri janë njoftuar për ngjarjen tragjike. Ndërkohë, policia italiane vijon operacionin për kapjen e 37-vjeçarit shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë ndërhyrjes policore. Në kërkim të tij janë angazhuar forca policore nga disa qytete të Italisë. Në kuadër të hetimeve, një person i tretë, i cili dyshohet se u kishte ofruar strehim dy shqiptarëve, është shoqëruar nga autoritetet për...
Burimi:
javanews.al