EMRI + FOTO – Ja kush është shqiptari që u ekzekutua nga karabinierët
Silvester Cami, 30 vjeç, është shqiptari që humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias. Identifikimi i tij u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe verifikimit të të dhënave personale, ndërsa autoritetet kanë njoftuar familjarët në Shqipëri për vdekjen. Sipas agjencisë italiane ANSA, Cami rezultonte me precedentë penalë për vjedhje dhe vepra kundër pasurisë, si dhe kishte një sinjalizim për hyrje të parregullt në territorin italian. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë ndërhyrjes së policisë. Në operacionin për kapjen e tij janë angazhuar efektivë nga Napoli, Avellino dhe Venezia, nën drejtimin e prokurorive përkatëse. Murra rezulton i njohur për autoritetet italiane për disa grabitje të rënda dhe ka një dënim...
Burimi:
syri.net