Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu: Vrasja e liderit suprem të Iranit do t’i jepte fund konfliktit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se diçka e tillë “do t’i jepte fund konfliktit” mes dy armiqve të përbetuar. Në një intervistë 20-minutëshe për rrjetin televiziv amerikan, ABC News, lideri izraelit ka insistuar që operacioni i shtetit të tij kundër Iranit është i justifikueshëm, dhe e ka krahasuar Khamenein me “Hitlerin modern”. Mirëpo, kur është pyetur për raportimet se presidenti amerikan, Donald Trump e ka kundërshtuar planin e Izraelit për të vrarë liderin suprem, për shkak të shqetësimeve se do të përshkallëzonte konfliktin Iran-Izrael, Netanyahu ka thënë se mendon ndryshe. “Nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, do t’i japë fund konfliktit”, ka thënë ai. “Lufta pa mbarim është ajo që...