Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar në rrjetin social X një deklaratë të partisë së tij, Likud, në të cilën pretendohet se zgjedhjet në Izrael janë manipuluar nga partitë arabe, përmes shkeljeve të rënda gjatë procesit të votimit. Në deklaratë, Likud akuzon partitë arabe për ryshfet, kërcënime, dhunë, votim të përsëritur dhe mashtrim me identitetin. Partia pretendon se këto shkelje kanë ndodhur në disa qendra votimi në zonat me shumicë arabe dhe se kanë ndikuar në integritetin e procesit zgjedhor. Likud bëri të ditur se do t’u dorëzojë policisë, shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qindra dëshmi dhe prova që, sipas saj, mbështesin akuzat. “Zgjedhjet në Shtetin e Izraelit u vodhën nga partitë arabe që mbështesin terrorizmin dhe eliminimin...
Burimi:
javanews.al