Netanyahu para vizitës në Uashington: Takimi me Trump mund të kontribuojë në një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Netanyahu para vizitës në Uashington: Takimi me Trump mund të kontribuojë në një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën (6 korrik) se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump në Uashington të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës. “Po veprojmë për të arritur një marrëveshje sipas kushteve që kemi pranuar. Kam dërguar një ekip negociator me udhëzime të qarta. Besoj se takimi me presidentin Trump mund të ndihmojë realisht në përparimin e kësaj çështjeje, të cilën të gjithë e shpresojmë”, tha Netanyahu para nisjes nga aeroporti Ben Gurion. Kjo do të jetë vizita e tij e tretë...
Burimi: Javanews.al