Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë për t’i shqyrtuar planet që ushtria izraelite t’i marrë nën kontroll më shumë territore në Rripin e Gazës, me gjithë kundërshtimet në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën që ka zgjatur pothuajse dy vjet. Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë pas një takimi triorësh këtë javë me shefin e ushtrisë, të cilin zyrtarët izraelitë e përshkruan si të tensionuar, duke thënë se kreu i ushtrisë kishte kundërshtuar zgjerimin e fushatës ushtarake. Sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve duan që lufta të përfundojë me një marrëveshje që do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë. Qeveria e Netanyahut ngul këmbë në fitore të plotë...