Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu kritikon Starmerin për njohjen e shtetit palestinez: Britania po shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit! Një vend xhihadist…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar Sir Keir Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza. Ai thotë se vendimi i kryeministrit britanik “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit” dhe “ndëshkon viktimat e tij”. “Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër”, thotë ai. Me tej kryeministri izraelit thotë se “Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë.” Top Channel