Netanyahu kërcënon përsëri Khamenein: Askush në Iran nuk ka imunitet

Netanyahu kërcënon përsëri Khamenein: Askush në Iran nuk ka imunitet

Benjamin Netanyahu nuk e përjashtoi mundësinë që Izraeli të shënjestrojë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pjesë e operacionit kundër Iranit. Netanyahu komentoi deklaratën e ministrit të Mbrojtjes,  Israel Katz, i cili tha se Khamenei “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë më”. Kryeministri izraelit tha: “Kam dhënë urdhër që askush në Iran të mos ketë imunitet”. “Përtej kësaj, nuk mendoj se është e përshtatshme ose e nevojshme të shtoj diçka. Besoj se veprimet duhet të flasin shumë më tepër se fjalët”, shtoi ai. Disa ditë më parë Donald Trump e quajti Khamenein një “shënjestër të lehtë” për SHBA-në...
Burimi: Vizionplus.tv