Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Netanyahu këmbëngul për pushtimin e plotë të Gazës: Të mposhtim Hamasin dhe të lirojmë të gjithë pengjet
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duket i vendosur të vazhdojë planin ushtarak në Rripin e Gazës, pavarësisht kritikave të shumta dhe shqetësimeve nga familjarët e pengjeve, duke e shpallur dje si objektiv të tij pushtimin e plotë të enklavës palestineze. Në një deklaratë të shpërndarë sot nga zyra e tij, Netanjahu theksoi se: “Është e domosdoshme të mposhtim plotësisht armikun në Gaza, të lirojmë të gjithë pengjet tanë dhe të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin. Nuk heqim dorë nga asnjë prej këtyre qëllimeve.” Brenda kësaj jave priten udhëzimet e reja të kryeministrit izraelit për vazhdimin e ofensivës ushtarake. Ndërkohë, ai përballet me reagime të forta, deri në thirrje për dorëheqjen e shefit të ushtrisë nëse ka kundërshtime ndaj vijimit të luftës....