Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Hamasi po refuzon planin e SHBA për armëpushim
👁9027
Vijojnë reagimet ndaj përgjigjes së Hamasit ndaj propozimit të armëpushimit të SHBA-së. Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi po vazhdon të refuzojë planin e të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, për një armëpushim në Gaza. Netanyahu shtoi se Izraeli do të vazhdojë aksionin e tij në Gaza “për kthimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”. Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar gjithashtu, duke akuzuar Hamasin si përgjegjës për vazhdimin e luftës. Më herët një zyrtar izraelit tha se Jerusalemi po e trajton përgjigjen e Hamasit ndaj planit si një “refuzim efektiv”.